Pasagjeri u perpoq te futej ne kabinen e aeroplanit. Sulmoi stjuardesen dhe policine

Matthew Dingley, 28 vjec, ishte ne aeroplanin qe fluturonte nga Washington, D.C., per ne Newark, New Jersey, Newark, New Jersey me linjen e United Express. Kur aeroplani ishte duke u ulur ai u ngrit nga vendi dhe u drejtua drejt kabines. U perplas disa here me deren duke sulmuar gjithashtu edhe stjuardesen qe u perpoq ta ndalonte.

Disa pasagjere u ngriten te ndihmonin stjuardesen dhe te merrnin kontrollin e situates. Te gjithe pasagjeret ishin te tmerruar nga fakti qe nuk dinin c’mund te ndodhte ne qofte se 28 vjecari do te mund te futej ne kabinen e aeroplanit.

Sjellja e tij e papergjejshme vazhdoi edhe kur aeroplani u ul. Ai sulmoi oficeret e policise. Njerin nga oficeret e shtyti nga shkallet e aeroplanit. Ky oficer se bashku me stjuardesen u cuan ne spitalin me te afert.

Commut Air, e cila operon United Express, tha se cdo gje ishte nen kontroll dhe pa incidente te medha. Ata thane se shqetesimi kryesor gjithmone mbetet siguria e pasagjereve dhe personelit. Commut Air shprehu mirenjohjen e madhe per forcat e rendit qe ishin ne gatishmeri per tu ardhur ne ndihme pasagjereve dhe personelit.

Matthew Dingley akoma nuk eshte akuzuar penalisht per kete krim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *