Ngjela: Rama nuk ka fond emergjence për tërmetin, duhej hetuar për krim penal

Për Spartak Ngjelën viti 2020 do të jetë i vështirë për politikë. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, Ngjela komentoi ndër të tjera edhe marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

“Ky do jetë vit i vështirë për politikën shqiptare sepse kryeministri shqiptar nuk ka fond për emergjencën. Është krim penal, por këtu nuk ka shtet, nuk ka prokurori, se ç’do bëjë SPAK, nuk e di. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është reforma në drejtësi e cila do të vazhdojë në formë drastike. Cilët do të jenë të kontrolluarit e parë nga liderët e mëdhenj kjo pritet për t’u parë. Edhe BKH është drejt konstituimit të saj, gjithçka po shkon drejt pastrimit që kërkon t’i bëjë politika amerikane dhe kjo europiane, korrupsionit shqiptar.”- u shpreh Ngjela, ndërsa komentoi edhe aksionin e opozitës.

“Tërmeti ka influencuar, por opozita nuk ka ide. Si mund të bësh luftë pa ide, opozita nuk ka njerëz. Problemi i tyre është se nuk pranojnë reformën në drejtësi, për faktin se liderët e tyre i kap reforma. Duhet të dini një aksiomë të Perëndimit, nuk pranohet të vësh prona kur je në pushtet. Në gjithë vendet e Botës të merren, edhe këtyre do t’ia marrin. Ajo është normë. Ligji dhuratë 200 euro të pranon, asnjë më shumë.” -theksoi Ngjela.

“Ju keni Ramën, drejton OSBE sot e kuptoni se ç’bën Shqipëria? Një kryeministër që ka manipuluar tre zgjedhje me dorën e tij, drejton institucionin që kontrollon zgjedhjet e lira në pjesën më të zhvilluar të Botës, e kuptoni ku jemi? Po nuk është faji i tyre, është faji i shqiptarëve që zgjedhin kryeministra të tillë. A do vazhdojmë kështu? Pas reformës në drejtësi nuk besoj se shqiptarët do vazhdojnë të zgjedhin njerëz të korruptuar në poste drejtuese.” -tha Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *