Mbathjani sa jeni te rinj, kthehuni ne pleqeri

Qeveria shqiptare synon qe ta beje Shqiperine sa me terheqese per te gjithe ata pensioniste te huaj qe jetojne ne vendin tone. Kjo do te arrihet nepermjet procedurave me te thjeshtuara per marrjen e nenshtetesise. Komisioni i ekonomise miratoi heqjen e tatimeve mbi te ardhurat e pensioneve te shtetesave te huaj qe jetojne ne Shqiperi.

Pandeli Majko, ministri i Diaspores, tha se ky eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Qellimi kryesor eshte njohja e pensioneve.

Ky tatim hiqet ne momentin kur shtetasit e huaj perfitojne leje qendrimi ne Shqiperi ose pajisen me nenshtetesi shqiptare. Nuk dihet nje shifer ekzakte zyrtare e qytetareve te huaj qe vendosin te jetojne ne Shqiperi per arsye te kostos se lire te jeteses por edhe per klimen.

Nga kjo mase perfitojne edhe ata qytetare shqiptare qe marin pension ne shtete te tjere por jetojne ne Shqiperi.

Megjithese kjo eshte nje levizje ne drejtimin e duhur per pensionistet, eshte e pakuptueshme se si ligjvenesit shqiptare dhe kjo qeveri, nuk arrijne ta kuptojne se Shqiperia po c’popullohet dita-dites. Cilat jane masat urgjente qe duhen marre per ndalimim e kesaj hemorragjie? Shqiperia po kalon ne nje emergjence demografike. Lindjet jane pakesuar, rinia dhe te shkolluarit po lene vendin, depresioni ka pushtuar mendjen e shumices se shqiptareve, nderkohe qe qeveria ka ikur ne drejtim te paditur, duke u kujdesur me shume per pensionistet imagjinare te se ardhmes. Duket sikur eshte e qellimshme per tu thene shqiptarve “mbathjani ne rini e mirearedhshi ne pleqeri”.

TRAGJIKOMIKE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *