Gov. Whitmer lëshon planin e buxhetit në Michigan per 2021. Ja cfare perfshihet

LANSING, Michigan – Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer ka lëshuar rekomandimin e saj të propozuar për buxhetin e shtetit 2021.

Rekomandimi i buxhetit arrin në 61.9 miliardë dollarë, 3.9 përqind më shumë se buxheti i vitit aktual fiskal 2020. Ai përfshin një fond të përgjithshëm prej 11 miliardë dollarësh (deri 5.8 përqind) dhe një fond ndihmës shkollor në total 15.9 miliardë dollarë (rritje prej 4.9 përqind).

“Ky është një buxhet i mireparamenduar që përqendrohet në rritjen e fondeve për arsim dhe zhvillim të aftësive, sigurimin e shëndetit dhe nevojave të familjeve që punojnë dhe mbrojtjen e ujit të Miçiganit,” tha Gov. Whitmer. “E ardhmja jonë varet nga bërja e investimeve të forta në këto përparësi thelbësore, dhe ndërsa ne nuk mund të korrigjojmë dekada të mungesës së fondeve brenda nje nate , veçanërisht në fushën e arsimit, ky buxhet mbështetet në buxhetin e vitit të kaluar për të siguruar fonde shtesë në këto fusha kritike.”

Keto janë disa nga përfshirjet kryesore të propozimit të buxhetit 2021:

Edukimi dhe aftësitë:

  • Fondi i ndihmës shkollore përfshin një ngritje të fondit bazë nga 150 në 225 dollarë për nxënës, i cili barazohet me 8,336 dollarë për nxënës për distriktet në minimum dhe 8,679 dollarë për nxënës për dustriktet në maksimum, duke zvogëluar hendekun midis distrikteve me financim më të lartë dhe më të ulët në 343 dollarë për nxënës
  • 35 milion dollarë për Reconect Program për të siguruar një rrugë shkollimi pa papese për të rriturit që kërkojnë aftesi e eksperienca te reja ose të fitojnë një çertifikatë te dyte.
  • 27.9 milion dollarë për programin Going Pro për të mbështetur grante të trajnimit ne punë. Kjo mbeshtet trajnimin për punonjësit aktuale dhe punonjes te rinj në industrite me kerkesa te larte aftesish.

Shëndeti:

27 milion dollarë për të zgjeruar fondet e Childcare për familjet duke rritur kufirin e të ardhurave nga 130% në 150% të nivelit federal të varfërisë. Keshtu Childcare mund t’u ofroje sherbime per 5900 femije me shume se aktualisht.

12.3 milion dollarë për të zgjeruar përgjigjen ndaj krizës së opioideve dhe për të ndihmuar familjet dhe komunitetet me këtë epidemi të vazhdueshme.

10 milion dollarë për një fond të parandalimit të helmimit nga plumbi për të mbrojtur familjet Michigan nga plumbi në shtëpitë e tyre.

Financimi i lejes prindërore të paguar për të siguruar punonjësit e shtetit deri në 12 javë pushim të paguar nëse ata janë prindër të një fëmije të porsalindur ose të birësuar rishtas.

Mjedisi:

40 milion dollarë për grante të infrastrukturës klimatike për njësitë vendore të qeverisë. Kjo do te ndihmoje në planifikimin dhe parandalimin e ndikimeve negative të ndryshimit të kushteve klimatike të Michigan sidomos ne lidhje me nivelet e larta të ujit.

40 milion dollarë në grante për distriktet shkollore për përmirësimet e infrastrukturës. Kjo për të siguruar që studentët të kenë ambiente të shëndetshme mësimi.

15 milion dollarë për programin Pure Michigan, me një ftesë për industrinë e turizmit të kontribuojë fonde shtesë për të mbështetur fushatën.

Kryetari i Kongresit Lee Chatfield u shpreh per propozimin e buxhetit të Vitit Fiskal të Gov. Whitmer si me poshte:

“Mezi pres të diskutoj me Guvernatorin Whitmer për pikat e buxhetitb që ekipi i saj dha këtë mëngjes. Ka disa fusha ku ne do të duhet të punujme per permiresimin e axhendes se saj, sidomos per shkollat dhe familjeve rurale të Michiganit.

Por ka edhe shumë fusha ku ne të gjithë jemi dakord dhe mund të punojmë së bashku për t’i arritur qellimet dhe kerkesat e popullates që i shërbejmë, përfshirë rregullimin e rrugëve tona të shkatërruara dhe ndihmën për erozionin e bregdetit që kërkuam.

“Komiteti ynë i buxhetit do të perqendrohet tani ne kete propozim duke lexuar rresht per rresht për të verifikuar sugjerimet e saj dhe për të ndërtuar planin më të mirë të mundshëm për njerëzit e këtij shteti. Me një partner të gatshëm, ne do të kalojmë një plan të fortë që e mban Michiganin në rrugën e drejte për vitet në vazhdim. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *