Fitimi i Ford-it ne 2019 peson renie drastike. Regjistrohen shitje të ngadalta

Fitimi i Ford Motor Co. vitin e kaluar u ul me më shumë se 3.6 miliardë dollarë, pasoje kjo e shitjeve te ngadalësuara ne SH.B.A, kostove te makinave te reja SUV, si dhe disa shpenzimeve të mëdha per pensionet.

Prodhuesi i automjeteve me qender Dearborn, Michigan, bëri 47 milion dollarë në vitin 2019, me nje renie te fitimit prej 3.68 miliardë dollarë nga një vit më parë. Për tremujorin e katërt kompania humbi 1.7 miliardë dollarë, ose 42 cent për aksion, duke u goditur nga nje shume prej 2.2 miliardë dollarë në kostot per pensionet.

Ford bëri 12 centë për aksion për tremujorin. Kjo nuk ishte paradhikimi dhe pritshmeria e Wall Street.

Analistët e anketuar nga FactSet parashikuan 17 cent për aksion. Të ardhurat tremujore ranë 5% në 39.7 miliardë dollarë, gati njesoj me vleresimin e Wall Street.

Mbasi bursa u mbyll te marten, aksionet e Fordit pesuan nje renie te madhe me 9%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *